Mediat Sociale
Categories

Post Categories

Subscribe Now
Trending News
SUBSCRIBE NOW
Trending News

Postime tjera

Diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhje
Aktualitetet

Diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhje 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar verifikimin e fletëvotimeve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare 2021, ku nga 43 mijë e 477 pako të dërguara ka aprovuar 56 mijë e 610, kurse ka refuzuar 22 mijë e 591.

Sipas të dhënave që ka publikuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për zgjedhjet e 14 shkurtit diaspora ka pasur interesimin më të madh për të votuar krahasuar me zgjedhjet e viteve të kaluara.

Po ashtu, numri i zarfeve të refuzuara ka qenë më i larti në këto zgjedhje, sipas KQZ-së zarfet janë refuzuara për arsye të ndryshme, ku 6 mijë e 665 zarfe janë refuzuar për shkak se janë dërguar nga qytetarët që nuk janë regjistruar si votues gjatë periudhës së aplikimit për shkak të mos respektimit të afateve ligjore.

Theksojmë se votat nga diaspora ende nuk janë numëruar, ato do të numërohen pasi të përfundojnë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

KQZ po ashtu ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen gjatë kësaj jave.

Related posts

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2021 Portali GazetaKosovare. Web has been designed by BeamWebsite