Mediat Sociale
Categories

Post Categories

Subscribe Now
Trending News
SUBSCRIBE NOW
Trending News

Postime tjera

MASh ka një kërkesë
Arsim

MASh ka një kërkesë 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) iu bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, pra me prezencë në shkollë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, MASh kërkon që mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës.

“Po ashtu, MASh kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.

MASh, po ashtu, kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndërmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe MSh-së“, thuhet në komunikatën e tyre.

Related posts

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2021 Portali GazetaKosovare. Web has been designed by BeamWebsite