Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që punëtorët e arsimit t’i kenë si prioritet për t’i vaksinuar me vaksinat kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga SBASHK-u thuhet se në periudhën e parë të këtij viti shkollor sektori i arsimit ishte nga më të prekurit me COVID-19.
Kërkesa e plotë:
Shifrat e arritura në taskforcën qendrore në MASH kishin dëshmuar se në periudhën e parë të këtij viti shkollor sektori i arsimit ishte nga më të prekurit me COVID-19 dhe kjo kishte bërë që institucionet gjegjëse të merrnin vendim për përfundimin më herët të periudhës së parë të mësimit në tërë sistemin e Arsimit Parauniversitar të Kosovës.
Periudha e dytë e procesit mësimor nisi më 18 janar dhe fillimisht gjendja ishte relativisht e qetë dhe jepte shpresë se do të vazhdohet me mësimin në institucionet arsimore.
Mirëpo ka ditë që raportet nga ISHKP-ja flasin se fatkeqësisht është në ngritje numri i të prekurve me COVID në vendin tonë.
Kjo e vërtetë e hidhur krijon frikë të arsyeshme se mund të kemi një situatë alarmante në institucionet arsimore dhe shtim të vazhdueshëm të numrit të të prekurve me COVID, gjë që do të krijojë rrethana të reja dhe situatë kur duhet menduar edhe për versione të tjera të procesit mësimor, duke mos përjashtuar mësimin nga larg, gjë të cilën nuk e dëshiron askush.
Me qëllim që të bëhen angazhime konkrete dhe të kemi parakushte modeste për vazhdimin e procesit mësimor në institucionet arsimore SBASHK i drejtohet me kërkesë publike Institutit të Shëndetit Kombëtar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që me të nisur të procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në agjendën e tyre të këtij aktiviteti fort të rëndësishëm prioritet të kenë punëtorët e sektorit të arsimit.
Ky do të ishte kontribut konkret me vlerë në shërbim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor dhe përmbylljes me sukses në institucione arsimore të këtij viti shkollor.
Për këtë na duhen punëtorë arsimor të mbrojtur e të mbështetur nga institucionet, Këshilli i prindërve dhe shoqëria civile.
Related posts
Unë biri yt Kosovë, po kam frikë për ty !
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta…
PROPOZIMET NË BRUKSEL DHE SIGURIA NACIONALE
Aktualisht, Serbia po demostron kapacitetet e veta të fuqisë ushtarake, në prag të marrëveshjes së paqes për mos sulmim në…
I URREJ PROFECITË NEGATIVE, QË KANË EPILOG TË SAK
Nuk e mbroj Ilirin dot vetëm pse nuk e dua Edin. Kaq i pafytyrë nuk mund të jem as në…
Shumë më efikas, profesional dhe produktiv do të ishte Azem Vllasi për ekipin negociator, sesa Blerim Shala dhe Edita Tahiri
Shkruan, Lirim Gashi E që besa edhe më i besueshëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Azem Vllasi përveç përvojës ka…
Shkurte Gashi befasohet nga partneri për ditëlindje
Këngëtarja Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen, e kjo datë është më e veçantë për të, pasi pak javë më parë…
I jepet lamtumira e fundit Valton Berishes, kitaristit te bendit Purgatory
Sot, në Peje iu dha lamtumira e fundit kitaristit të bendit Purgatory, Valton Berisha. Valtoni ishte njeri që mblidhte rreth…
Drake arsyeja e ndarjes së çiftit Kim – Kanye?
Gjatë muaji shkurt, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së…
Mediat Sociale