COVID-19 ka transformuar medien dhe gazetarinë, gjithandej. Megjithatë, varësisht nga konteksti i shteteve, mund të kuptohet edhe ndikimi i ndryshëm që pandemia kishte në profesionin e gazetarit. Në këtë analizë rajonale do të prezantohen të gjeturat nga 10 intervistat e realizuara me gazetarë nga katër shtete të rajonit, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.
Pandemia u përjetua ndryshe nga gazetarët në secilin nga këto katër shtete dhe njëkohësisht, mënyra e ushtrimit të profesionit nga ana e tyre ishte e ndryshme, duke iu përshtatë situatës dhe rrethanave në shtetin përkatës.
Aplikacionet, pjesë e rëndësishme në metodat e punës së gazetarëve gjatë pandemisë
Përdorimi më i shpeshtë i mundësive që ofron teknologjia është një nga të përbashkëtat e gazetarëve në të katër shtetet në shqyrtim. Aplikacionet e ndryshme u shndërruan në pjesë shumë të rëndësishme në metodat e punës së tyre. Të tilla aplikacione janë përdorë edhe më herët nga gazetarët, por jo në masë aq të madhe sikur gjatë periudhës kur u shfaq pandemia, thonë të intervistuarit.
Një tjetër e përbashkët ishte pakësimi i kontakteve me burimet, për shkak të kufizimit të lëvizjeve dhe kjo u nënvizua në rastin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, pozitive theksohet mundësia që falë teknologjisë janë realizuar më lehtë intervistat me ekspertët dhe personat e tjerë të rëndësishëm. Adriatik Kelmendi, Drejtor i Përgjithshëm i Klan Kosovës, deklaron se duke përdorë teknologjinë, kanë arritur të intervistojnë më shpesh disa njerëz të caktuar, më shumë se që do të arrinin t’i intervistonin në situatë normale. Ndihmën nga epoka digjitale e nënvizojnë edhe kryeredaktori i A2CNN, Elert Yzeiri dhe gazetari nga BeH, Milorad Milojeviq, shkruan portalb.
Pavarësisht masave të lëvizjes, redaktorja përgjegjëse në Koha Ditore, Brikenda Rexhepi tregon se ata nuk e kanë ndalë punën në terren duke mbuluar pikat kufitare para se ato të mbyllen tërësisht, karantinat, spitalet, etj., ndërkohë, Milojeviq vë në pah disa vështirësi të gazetarëve në Bosnje e Hercegovinë, si pasojë e kufizimit të lëvizjes, sikur pamundësia për të marrë pjesë në konferenca për shtyp të qeverisë.
Mobile journalism – apo gazetaria me ndihmën e celularit, ka qenë një nga zgjidhjet e bëra nga gazetarët, për shkak të rrethanave, thotë Aleksandar Manasiev, kryeredaktor i VidiVaka. Këtë formë të gazetarisë e kanë përdorë edhe te grupi KOHA, thekson Rexhepi.
Në çështjen e transparencës së institucioneve dhe të qasjes në dokumentet publike, në Bosnje e Hercegovinë e në Kosovë vihet në pah se ka qenë më e lehtë kur është fjala për pandeminë, mirëpo vështirësitë kanë vazhduar të ekzistojnë për temat e tjera. Pavarësisht kësaj, gazetarët në BeH arritën të zbulojnë dy skandale, thotë Darko Omeragić, duke iu referuar skandalit të blerjes së respiratorëve dhe aferës për blerjen e tendës-spital mobil. Ndërkohë, në Shqipëri, Aleksandër Çipa nga UGSH-ja potencon faktin që volumi i të dhënave është shtuar, por kjo nuk e ka rritur transparencën dhe informimin e publikut me atë lloj informacioni që ka interes. Mbylljen e institucioneve e thekson edhe Goran Lefkov, redaktor në Inbox7.
Related posts
Unë biri yt Kosovë, po kam frikë për ty !
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta…
PROPOZIMET NË BRUKSEL DHE SIGURIA NACIONALE
Aktualisht, Serbia po demostron kapacitetet e veta të fuqisë ushtarake, në prag të marrëveshjes së paqes për mos sulmim në…
I URREJ PROFECITË NEGATIVE, QË KANË EPILOG TË SAK
Nuk e mbroj Ilirin dot vetëm pse nuk e dua Edin. Kaq i pafytyrë nuk mund të jem as në…
Shumë më efikas, profesional dhe produktiv do të ishte Azem Vllasi për ekipin negociator, sesa Blerim Shala dhe Edita Tahiri
Shkruan, Lirim Gashi E që besa edhe më i besueshëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Azem Vllasi përveç përvojës ka…
Shkurte Gashi befasohet nga partneri për ditëlindje
Këngëtarja Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen, e kjo datë është më e veçantë për të, pasi pak javë më parë…
I jepet lamtumira e fundit Valton Berishes, kitaristit te bendit Purgatory
Sot, në Peje iu dha lamtumira e fundit kitaristit të bendit Purgatory, Valton Berisha. Valtoni ishte njeri që mblidhte rreth…
Drake arsyeja e ndarjes së çiftit Kim – Kanye?
Gjatë muaji shkurt, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së…
Mediat Sociale