Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike, që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, tremujori i dytë 2019”, janë mbi 100 mijë anëtarë që vazhdojnë të jetojnë vetëm me paratë të marra nga ndihmat sociale. Numri më i madh i tyre është në Mitrovicë, pasuar nga Prishtina dhe Vushtrria.
Shuma mujore e ndihmës sociale e cila iu paguhet familjeve në varfëri ndryshon, duke filluar nga vlera prej 50 euro deri 150 euro.
Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.
“Nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 129,267 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46,513 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3,932 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 105 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 2,752 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,071 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 541 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,924 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17,323 përfitues dhe nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3,105 përfitues”, thuhet në raportin e ASK-së.
Related posts
Unë biri yt Kosovë, po kam frikë për ty !
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta…
PROPOZIMET NË BRUKSEL DHE SIGURIA NACIONALE
Aktualisht, Serbia po demostron kapacitetet e veta të fuqisë ushtarake, në prag të marrëveshjes së paqes për mos sulmim në…
I URREJ PROFECITË NEGATIVE, QË KANË EPILOG TË SAK
Nuk e mbroj Ilirin dot vetëm pse nuk e dua Edin. Kaq i pafytyrë nuk mund të jem as në…
Shumë më efikas, profesional dhe produktiv do të ishte Azem Vllasi për ekipin negociator, sesa Blerim Shala dhe Edita Tahiri
Shkruan, Lirim Gashi E që besa edhe më i besueshëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Azem Vllasi përveç përvojës ka…
Shkurte Gashi befasohet nga partneri për ditëlindje
Këngëtarja Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen, e kjo datë është më e veçantë për të, pasi pak javë më parë…
I jepet lamtumira e fundit Valton Berishes, kitaristit te bendit Purgatory
Sot, në Peje iu dha lamtumira e fundit kitaristit të bendit Purgatory, Valton Berisha. Valtoni ishte njeri që mblidhte rreth…
Drake arsyeja e ndarjes së çiftit Kim – Kanye?
Gjatë muaji shkurt, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së…
Mediat Sociale