Mediat Sociale
Categories

Post Categories

Subscribe Now
Trending News
SUBSCRIBE NOW
Trending News

Postime tjera

Për motive të dobëta goditi disa herë me thikë në trup një 61 vjeçar
Kronikë e Zezë

Për motive të dobëta goditi disa herë me thikë në trup një 61 vjeçar 

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë një 61-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ky i fundit është dërguar në spitalin e Beratit ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

”Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin re Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.

Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë“, njofton policia. / Gazeta Shqiptare /

Related posts

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2021 Portali GazetaKosovare. Web has been designed by BeamWebsite