“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave unë do të diskutoj të njëjtat çështje me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka thënë Lajçak.
Miroslav Lajçak, i dërguar Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar për takimin e zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në Twitter, Lajçak ka shkurar se ka filluar një javë të ngarkuar me Vuçiqin për dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërsa gjatë javës do të diskutojë të njëjtat çështje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave unë do të diskutoj të njëjtat çështje me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka thënë Lajçak.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ditë më parë tha se Kurti në Bruksel nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe Vuciq”, u shpreh Kryeziu.
Po ashtu, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në një letër që i ka shkruar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Në këtë letër, Biden ka theksuar se ShBA mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përqendrohet në njohje reciproke.
Biden ka thënë se SHBA-ja do t’i mbështesë përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme mes dy vendeve.
“E di që për të arritur këtë duhet fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës dhe SHBA-ja do të jetë partner i juaj në çdo hap”, ka thënë Biden.
Related posts
Unë biri yt Kosovë, po kam frikë për ty !
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta…
PROPOZIMET NË BRUKSEL DHE SIGURIA NACIONALE
Aktualisht, Serbia po demostron kapacitetet e veta të fuqisë ushtarake, në prag të marrëveshjes së paqes për mos sulmim në…
I URREJ PROFECITË NEGATIVE, QË KANË EPILOG TË SAK
Nuk e mbroj Ilirin dot vetëm pse nuk e dua Edin. Kaq i pafytyrë nuk mund të jem as në…
Shumë më efikas, profesional dhe produktiv do të ishte Azem Vllasi për ekipin negociator, sesa Blerim Shala dhe Edita Tahiri
Shkruan, Lirim Gashi E që besa edhe më i besueshëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Azem Vllasi përveç përvojës ka…
Shkurte Gashi befasohet nga partneri për ditëlindje
Këngëtarja Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen, e kjo datë është më e veçantë për të, pasi pak javë më parë…
I jepet lamtumira e fundit Valton Berishes, kitaristit te bendit Purgatory
Sot, në Peje iu dha lamtumira e fundit kitaristit të bendit Purgatory, Valton Berisha. Valtoni ishte njeri që mblidhte rreth…
Drake arsyeja e ndarjes së çiftit Kim – Kanye?
Gjatë muaji shkurt, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së…
Mediat Sociale