Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, po thotë se ka paralajmëruar për planin e Listës Serbe që të ketë më shumë deputetë nën kontroll në Kuvend, por se tanimë plani thuajse është realizuar.
Por, sipas saj ky nuk është i vetmi rrezik për Kosovën që po vjen nga Lista Serbe.
Balje po thotë se Adrijana Hoxhiq bashkë me koalicionin VAKAT kanë për qëllim të kërkojnë krijimin e komunave boshnjake që më pas ato të bashkohen në Asociacionin e Komuna me shumicë serbe duke u bërë sistem paralel i shtetit të Kosovës.
“Adrijana Hoxhiq ka thënë se kusht për votimin e qeverisë është themelimi i disa komunave boshnjake. Në këtë drejtim ne kemi punuar shumë. Por, plani është që pas krijimit të këtyre komunave boshnjake ato t’i bashkëngjiten Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Unë besoj që edhe koalicioni VAKAT është pjesë e këtij plani. Këto komuna do të jenë pjesë e strukturave paralele. Në Dragash, për shembull, nëse lind një djalë mund të nxjerrin certifikatë me vulë të Serbisë dhe mësojnë në gjuhën serbe. Të njëjtën do ta bëjnë edhe në Reçan (Prizren) dhe në Vitomiricë”.
Balje tha se pret që këtë çështje ta marrin seriozisht partitë shqiptare dhe të mos luftojnë mes vete për pushtet.
“Shpresoj që shteti do të ndihmojë në këtë drejtim. Ajo çka mund të bëjmë ne është që të përdorim mënyrat ligjore. Jemi në fazën e përgatitjes së ankesës që do të dorëzohet në PZAP, Gjykatë Supreme dhe në fund në Gjykatë Kushtetuese”, tha ajo.
Balje është e bindur që Hoxhiq ka pasë marrëveshje paraprake me Listën Serbe, prandaj edhe mori shumë vota në komunat ku ka shumicë serbe e pak boshnjakë.
“Ne në Graçanicë ndoshta i kemi veç 10 vota, në Novobërdë asnjë. Hoxhiq ka marrë shumë vota atje. Ka serbë që më shkruajnë në Facebook dhe thonë se nuk e njohin e as nuk e kanë parë kurrë Hoxhiq, por se iu kanë thënë ta votojnë atë”, shton ajo.
Balje thotë se ka përvojë dhe se ka punuar seriozisht për komunitetin boshnjak dhe se s’mendon që Hoxhiq do t’i mbrojë boshnjakët sikurse unë.
“Ajo ka qenë shumë afër serbëve dhe i ka ndihmuar ata. Shumica e boshnjakëve s’kanë dëgjuar për atë. Edhe në momentin kur Haradinaj e ka bërë ministre s’ka qenë vendim i boshnjakëve. Partitë shqiptare duhet ta mbrojnë shtetin ku po jetojnë. Kjo me komuna është shumë e rrezikshme. Boshnjakët do të largohen nga sistemi i Kosovës po u krijuan strukturat paralele”, ka pohuar ajo.
Related posts
Unë biri yt Kosovë, po kam frikë për ty !
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta…
PROPOZIMET NË BRUKSEL DHE SIGURIA NACIONALE
Aktualisht, Serbia po demostron kapacitetet e veta të fuqisë ushtarake, në prag të marrëveshjes së paqes për mos sulmim në…
I URREJ PROFECITË NEGATIVE, QË KANË EPILOG TË SAK
Nuk e mbroj Ilirin dot vetëm pse nuk e dua Edin. Kaq i pafytyrë nuk mund të jem as në…
Shumë më efikas, profesional dhe produktiv do të ishte Azem Vllasi për ekipin negociator, sesa Blerim Shala dhe Edita Tahiri
Shkruan, Lirim Gashi E që besa edhe më i besueshëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Azem Vllasi përveç përvojës ka…
Shkurte Gashi befasohet nga partneri për ditëlindje
Këngëtarja Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen, e kjo datë është më e veçantë për të, pasi pak javë më parë…
I jepet lamtumira e fundit Valton Berishes, kitaristit te bendit Purgatory
Sot, në Peje iu dha lamtumira e fundit kitaristit të bendit Purgatory, Valton Berisha. Valtoni ishte njeri që mblidhte rreth…
Drake arsyeja e ndarjes së çiftit Kim – Kanye?
Gjatë muaji shkurt, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së…
Mediat Sociale