Një trup i mbytur u gjet sot në Rezervuarin e Gjançit në Korçë. Mesohet se bëhet fjalë për një mashkull të paidentifikuar, trupi i të cilit është gjetur mbi sipërfaqen e ujit paraditen e sotme nga banorët e zonës.
Policia deri në këto momente nuk ka bërë me dije emrin e tij pasi edhe për grupin hetimor është i paidentifikuar. “Blutë” po hetojnë për shkaqet e mbytjes ndërkohë që ka një perimetër të gjerë sigurie në zonë.
Deri tani policia nuk ka bërë me dije nëse në trupin e personit të gjetur të mbytur në ujërat e Rezervuarit të Gjançit janë konstatuar shenja dhune apo elementë të tjerë.
Ajo çfarë dihet është se në vendin e ngjarjes krahas grupit të hetimit dhe ekspertëve të kriminaliatikës kanë qenë edhe mjekët ligjorë.
Për identifikimin e të mbyturit policia e juglindjes ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës, por deri tani edhe ata e kanë pasur të pamundur identifikimin e tij, çka edhe për policinë hedh dyshime që të mos jetë banor i fshatrave të Njësisë Administrative Vithkuq./Panorama
Related posts
Unë biri yt Kosovë, po kam frikë për ty !
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta…
PROPOZIMET NË BRUKSEL DHE SIGURIA NACIONALE
Aktualisht, Serbia po demostron kapacitetet e veta të fuqisë ushtarake, në prag të marrëveshjes së paqes për mos sulmim në…
I URREJ PROFECITË NEGATIVE, QË KANË EPILOG TË SAK
Nuk e mbroj Ilirin dot vetëm pse nuk e dua Edin. Kaq i pafytyrë nuk mund të jem as në…
Shumë më efikas, profesional dhe produktiv do të ishte Azem Vllasi për ekipin negociator, sesa Blerim Shala dhe Edita Tahiri
Shkruan, Lirim Gashi E që besa edhe më i besueshëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Azem Vllasi përveç përvojës ka…
Shkurte Gashi befasohet nga partneri për ditëlindje
Këngëtarja Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen, e kjo datë është më e veçantë për të, pasi pak javë më parë…
I jepet lamtumira e fundit Valton Berishes, kitaristit te bendit Purgatory
Sot, në Peje iu dha lamtumira e fundit kitaristit të bendit Purgatory, Valton Berisha. Valtoni ishte njeri që mblidhte rreth…
Drake arsyeja e ndarjes së çiftit Kim – Kanye?
Gjatë muaji shkurt, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së…
Mediat Sociale