Njohësi i rrethanave politike, Lirim Gashi, për herë të parë e pranon publikisht se është këshilltar dhe agjent i dyfisht për dy shërbime sekrete më me ndikim në Botë.
Shqiptari nga Kosova në adresën e tij në rrjetin social FaceBook, ka treguar publikisht për rrolin e tij aktual në CIA’në amerikane dhe BND’në gjermane.
Statusi i Lirim Gashit:
BLOF, APO JO ?!
Për herë të parë po ua bëj të ditur një fshehtësi.
Unë që katër vite rresht komunikoj, gjegjësisht korrenspodoj drejtpërsëdrejti me disa politikanë të rëndësishëm amerikanë dhe gjermanë, e madje edhe me të atillë që kanë ndikim të madh në CIA-n amerikane dhe BND-në gjermane.
Prandaj lirisht mund të më quani këshilltar dhe spiun të dyfishtë.
Sepse nuk ka shqiptarë që i furnizon gjermanët dhe amerikanët me instruksione, informata e këshilla më të drejta dhe dobishme se unë, sesi duhet të veprojnë në Ballkanin Perëndimor.
Këshilla ime e fundit për ta ishte kjo :
Konfiguracionet politike të cilat ishin me apo pa dashje pjesë e luftës së përgjakshme në Ballkan, s’duhet të futen të gjitha në një thes.
Sepse Serbia ishte agresore në luftë, ndërsa Kroacia, Bosnia dhe Hercegovina, e veçmas Kosova ishin viktima.
Mirëpo ata politikanë që meritat dhe krimet e tyre në luftë i kanë keqpërdorur për t’u shndërruar në profiterë apo legjionarë të luftës dhe paqes, duhet të zhduken definitivisht nga politika, pavarësisht se a i takojnë popujve viktima apo agresorë.
Ju lutem bëjeni këtë sepse fuqinë e keni në dorë.
Sepse s’mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ballkan dhe Evropë, nëse atë e lidhin kriminelët dhe profiterët serbë të luftës dhe paqes me profiterët kroatë, boshnjakë e veçmas shqiptarë të luftës dhe paqes.
Vetëm politika me duar të pastërta e pastron Ballkanin Perëndimor nga llumi i së kaluarës.
Mirëpo as kjo nuk mjafton për paqe të qëndrueshme.
Serbia duhet të kërkojë falje dhe të paguaj dëmshpërblim për t’i kuruar se paku pjesërisht plagët shpirtërore të viktimave.
Sepse shërim te plotë të plagëve të tyre edhe ashtu s’do të ketë kurrë.
Ngaqë më të dashurit e tyre të masakruar, të cilët edhe pas dy dekadash kalben në varrezat masive në Serbi, s’do t’ua kthejë ma kurrë askush.
Fatkeqësisht politikanët amerikanë me të cilët kisha korrespondencë të rregullt, deri para një viti ishin në opozitë.
Fatmirësisht tani janë në pozitë, prandaj politikanët krimogjen të të gjitha viseve të Ballkanit Perëndimor kanë shumë arsye për t’u mërzitë.
Vegëza (linku):
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=284751700015637&id=100054424286949
Related posts
Unë biri yt Kosovë, po kam frikë për ty !
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta…
PROPOZIMET NË BRUKSEL DHE SIGURIA NACIONALE
Aktualisht, Serbia po demostron kapacitetet e veta të fuqisë ushtarake, në prag të marrëveshjes së paqes për mos sulmim në…
I URREJ PROFECITË NEGATIVE, QË KANË EPILOG TË SAK
Nuk e mbroj Ilirin dot vetëm pse nuk e dua Edin. Kaq i pafytyrë nuk mund të jem as në…
Shumë më efikas, profesional dhe produktiv do të ishte Azem Vllasi për ekipin negociator, sesa Blerim Shala dhe Edita Tahiri
Shkruan, Lirim Gashi E që besa edhe më i besueshëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Azem Vllasi përveç përvojës ka…
Shkurte Gashi befasohet nga partneri për ditëlindje
Këngëtarja Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen, e kjo datë është më e veçantë për të, pasi pak javë më parë…
I jepet lamtumira e fundit Valton Berishes, kitaristit te bendit Purgatory
Sot, në Peje iu dha lamtumira e fundit kitaristit të bendit Purgatory, Valton Berisha. Valtoni ishte njeri që mblidhte rreth…
Drake arsyeja e ndarjes së çiftit Kim – Kanye?
Gjatë muaji shkurt, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së…
Mediat Sociale