Dosjet dhe bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-ës.
Shkëlzen HALIMI-Sipas disa të dhënave jozyrtare, gjatë periudhës së komunizmit (por edhe më vonë, Sigurimi i Shtetit) UDB-a maqedonase vetëm për shqiptarët, të konsideruar si elemente armiqësor, kishte hapur rreth 4 mijë dosje (në këtë numër nuk u përfshinë dosjet e hoxhallarëve dhe të atyre shqiptarëve që ishin nga viset tjera të ish Jugosllavisë, por që për shkaqe të ndryshme qëndronin në Republikën e atëhershme të Maqedonisë).
Në këto 4 mijë dosje të 4 mijë shqiptarëve (gjithnjë sipas të dhënave jozyrtare) figurojnë rreth 22 mijë bashkëpunëtorë shqiptarë të UDB-ës, që kishin pasur si detyre t’i përcjellin të dyshuarit, përkatësisht “armiqtë” shqiptarë dhe të informojnë për ta në zyrat e UDB-ës.
Natyrisht, një pjesë e konsiderueshme e atyre që ishin me dosje akoma janë gjallë, siç janë gjallë edhe shumë prej atyre që bashkëpunuan me UDB-ën (dhe pak më vonë edhe me Sigurimin e Shtetit). Me siguri shumica prej këtyre të fundit janë në gjendje të mirë dhe, nëse jo ata, fëmijët e tyre gëzojnë privilegje të konsiderueshme, duke qenë “aktivë” në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore e kështu me radhë.
Shoqëria shqiptare në Maqedoni e Veriut, fatkeqësisht akoma nuk e ka ndarë shapin prej sheqerit, ndaj dhe jemi aty ku jemi. Disave kungulli vazhdon t’u shkojë mbi ujë e disave edhe gjeli vazhdon t’u bëjë vezë…(Shkrimi është marre nga profili i fcb i publicistit Shkëlzen Halimi)
Related posts
Unë biri yt Kosovë, po kam frikë për ty !
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta…
PROPOZIMET NË BRUKSEL DHE SIGURIA NACIONALE
Aktualisht, Serbia po demostron kapacitetet e veta të fuqisë ushtarake, në prag të marrëveshjes së paqes për mos sulmim në…
I URREJ PROFECITË NEGATIVE, QË KANË EPILOG TË SAK
Nuk e mbroj Ilirin dot vetëm pse nuk e dua Edin. Kaq i pafytyrë nuk mund të jem as në…
Shumë më efikas, profesional dhe produktiv do të ishte Azem Vllasi për ekipin negociator, sesa Blerim Shala dhe Edita Tahiri
Shkruan, Lirim Gashi E që besa edhe më i besueshëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Azem Vllasi përveç përvojës ka…
Shkurte Gashi befasohet nga partneri për ditëlindje
Këngëtarja Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen, e kjo datë është më e veçantë për të, pasi pak javë më parë…
I jepet lamtumira e fundit Valton Berishes, kitaristit te bendit Purgatory
Sot, në Peje iu dha lamtumira e fundit kitaristit të bendit Purgatory, Valton Berisha. Valtoni ishte njeri që mblidhte rreth…
Drake arsyeja e ndarjes së çiftit Kim – Kanye?
Gjatë muaji shkurt, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së…
Mediat Sociale